Ndërtimet pa leje në Prishtinë, Brestovci: Nuk do të ketë tolerim, gjobat deri në 30 mijë euro

15 nëntor 2026 | 11:52

Vetëm tetë inspektorë janë aktualisht të angazhuar në sektorin e ndërtimit në Komunën e Prishtinës, numër ky që konsiderohet i pamjaftueshëm për mbikëqyrjen e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në kryeqytet. Kështu deklaron drejtori i Inspeksionit, Bekim Brestovci, në podcastin “Ekonomia pa Filtra”, prodhim i KosovaPress-it.

Ai thotë se pavarësisht kapaciteteve të kufizuara, komuna po vazhdon me ndërprerjen e punimeve dhe rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje, ndërsa bën të ditur se tashmë është siguruar edhe kontrata për rrënime, pas një periudhe kur mungonte ajo.

Sipas Brestovcit, ndërtimet pa leje janë zvogëluar gjatë vitit 2025 dhe në fillim të vitit 2026, ndërsa rastet e mbetura janë kryesisht në zonat periferike dhe fshatrat përreth kryeqytetit.

Ai sqaron se fillimisht ndaj ndërtuesve pa leje nxirret vendimi për ndërprerjen e punimeve. Nëse ky vendim nuk respektohet, pason vendimi për rrënim, i cili ekzekutohet pas përfundimit të procedurave ligjore dhe të drejtës së ankesës.

Brestovci tregon se në zilen zonë të kryeqytetit ballafaqohen me problemin më të madh të ndërtimeve pa leje.

Derisa flet edhe për numrin e inspektorëve në këtë sektor, ai thotë se fatkeqësisht ky numër është jo i mjaftueshëm krahasuar nevojat e kryeqytetit.

Brestovci ka folur edhe për gjobën prej 5 mijë eurosh të shqiptuar ndaj Komunës së Prishtinës nga Ministria e Mjedisit, lidhur me mbetjet e vendosura në një lokacion të kryeqytetit. Ai e ka cilësuar këtë vendim si të kundërligjshëm dhe ka paralajmëruar ankesë.

Ndërsa thotë se do të ankimojnë këtë vendim.

Brestovci flet edhe për çështjen e ushtrimit të dy pozitave drejtuese për një periudhë pesëmujore, i cili thekson se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit e ka trajtuar rastin dhe ka konstatuar se nuk kishte konflikt interesi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në ceremoninë e…