Kosova zhvillon seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Irlandë

15 nëntor 2026 | 13:42

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, para se të udhëtojnë drejt Irlandës.

Përgatitjet kanë nisur për ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, kundër Irlandës, pas barazimit të djeshëm me Izraelin.

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar fotografi nga stërvitja dhe atmosfera në kampin dardan, para ndeshjes së rëndësishme të së martës.

“Në stërvitjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 13 futbollistë, ndërsa lojtarët që ishin titullarë ndaj Izraelit zhvilluan seancë rigjeneruese në palestrën e hotelit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndërkohë, Dardanët pasditen e sotme udhëtojnë drejt Dublinit, ku të martën do të përballen me Irlandën në një sfidë vendimtare për pozitën e dytë në grup.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar…