Isni Kilaj niset për në Hagë, të martën shpallet aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve
Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, është nisur drejt Hagës, ku të martën, më 17 nëntor, në orën 10:00, do të shpallet aktgjykimi ndaj tij, Hashim Thaçit dhe të tjerëve, në rastin për administrim të drejtësisë.
Në këtë proces gjyqësor janë të përfshirë edhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Lajmin për nisjen drejt Hagës e ka bërë të ditur vetë Kilaj përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton “Epoka e re”.
“Sot po nisem për në Hagë! Më 17 nëntor e kemi verdiktin nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Pres drejtësi! Sido që të jetë, gjithmonë e përjetësisht do të jem me Çlirimtarët!”, ka shkruar Kilaj.
Ai ka publikuar edhe një fotografi familjare para nisjes për në Hagë.



