Kurti për dekretimin e Ligjit për Byronë: Kapitull i ri për drejtësi dhe barazi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur edhe për dekretimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga presidentja Justina Shiroka-Pula.
Ai e ka cilësuar dekretimin e këtij ligji si fillimin e një kapitulli të ri për drejtësinë dhe barazinë në vend.
“Të nderuar kolegë të kabinetit qeveritar, të dashur qytetarë të Republikës, pas shumë përpjekjeve tona përballë një serie kundërshtimesh e pengesash që na u vunë në rrugë, madje në mënyrë të përsëritur, javën që shkoi, Presidentja e Republikës, Justina Shiroka-Pula, dekretoi ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Urime të gjithëve dhe le të jetë ky fillimi i një kapitulli të ri, të mirë e të mbarë për drejtësi dhe barazi”, ka thënë Kurti.




