Anglia e thyen Spanjën pas 43 ndeshjesh, Rice: Një fitore e jashtëzakonshme
Declan Rice nuk e ka fshehur kënaqësinë pas triumfit të Anglisë ndaj Spanjës me rezultat 3:2 në Madrid.
Skuadra angleze arriti një fitore të madhe në Ligën e Kombeve, duke ndërprerë serinë mbresëlënëse prej 43 ndeshjesh pa humbje të përfaqësueses spanjolle.
Anglia ishte dominuese për pjesën më të madhe të takimit dhe krijoi epërsi prej tre golash me Harry Kane, Ezri Konsan dhe Ben White.
Por kartoni i kuq i Elliot Andersonit, pas një ndërhyrjeje si lojtari i fundit ndaj Lamine Yamalit, i dha Spanjës mundësinë të rikthehej në lojë.
Oyarzabal dhe Nico Williams ngushtuan rezultatin, por portieri James Trafford ishte vendimtar për ta ruajtur fitoren.
“Ne e dinim se do ta mposhtnim. Të luash me dhjetë lojtarë për gjysmë ore dhe të fitosh 3:2 ndaj një ekipi që ishte i pamposhtur në 43 ndeshje është diçka madhështore. Është një fitore e madhe”, ka thënë mesfushori anglez.
Rice ka veçuar edhe paraqitjen e Traffordit, i cili shpëtoi Anglinë me dy pritje brenda pak sekondash në fund të takimit.
Ky triumf jo vetëm që i dha fund serisë së jashtëzakonshme të Spanjës, por i siguroi Anglisë edhe vendin e parë në grupin e saj në Ligën e Kombeve.



