Milani i ofron 60 milionë euro për Endrickun, por pengesa quhet Mourinho
Milani nuk ka hequr dorë nga transferimi i Endrickut dhe është i gatshëm të bëjë një investim të madh për ta sjellë sulmuesin brazilian në “San Siro”.
Sipas “Tuttomercatoweb”, kuqezinjtë kanë përgatitur një ofertë prej 60 milionë eurosh, shumë që përmes bonuseve mund të arrijë deri në 70 milionë euro.
Propozimi i Milanit përfshin edhe një klauzolë riblerjeje prej 80 milionë eurosh në favor të Real Madridit, në mënyrë që klubi madrilen ta ruajë mundësinë e rikthimit të futbollistit në të ardhmen.
Megjithatë, pengesa kryesore mbetet José Mourinho. Trajneri portugez e konsideron Endrickun një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk dëshiron të heqë dorë prej tij, as në janar dhe as në mënyrë përfundimtare.
Milani shpreson të përfitojë edhe nga lidhjet mes drejtuesve të tij dhe agjencisë Roc Nation Sports International, e cila menaxhon interesat e brazilianit.
Në këtë drejtim mund të ndihmojë edhe lidhja familjare mes Brett Yormarkut, drejtues në Milan Sports & Entertainment, dhe vëllait të tij binjak, Michael Yormark, president i Roc Nation Sports International.
Në garë për Endrickun është edhe Roma, e cila po shqyrton mundësinë e një huazimi.



