Lukaku pensionohet nga Belgjika

16 nëntor 2026 | 13:38

Sulmuesi Romelu Lukaku është pensionuar nga Kombëtarja e Belgjikës, duke i dhënë fund kështu karrierës së tij ndërkombëtare.

Lukaku po largohet nga Belgjika pas 16 vjetësh, gjatë të cilëve është paraqitur në katër Kupa të Botës dhe tri turne të Kampionatit Evropian.

33-vjeçari gjatë kësaj periudhe ka regjistruar 135 paraqitje dhe ka shënuar 84 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Belgjikës.

Përmes një postimi, Lukaku ka thënë se ka qenë krenar që e ka përfaqësuar Belgjikën, ndërsa i ka falënderuar tifozët për përkrahjen që i kanë dhënë gjatë këtyre viteve.

Aktualisht, Lukaku është pjesë e Fenerbahçes, ndërsa para transferimit në Turqi ka luajtur edhe për Napolin, Chelsean, Romën, Interin, Manchester Unitedin, Evertonin, West Bromwich Albionin dhe Anderlechtin.

Lukaku ka debutuar me Kombëtaren e Belgjikës në mars të vitit 2010.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk ka kërkuar që Kosova të respektohet pas…