Hoti: Qeveria e paska ndalur importin e rrymës nga Serbia. A mund të ndalet diçka që, sipas zyrtarëve qeveritarë, s’ka ekzistuar?

16 nëntor 2026 | 16:21

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka pyetur se si mund të ndalet diçka që, sipas shumë zyrtarëve qeveritarë, nuk ka ekzistuar, duke iu referuar vendimit të Qeverisë për ndalimin e importit të energjisë elektrike nga kompanitë serbe.

“Qeveria e paska ndaluar importin e energjisë nga kompanitë serbe. A mund të ndalet diçka e cila, sipas shumë zyrtarëve të Qeverisë, nuk ka ekzistuar? Ajo që ndalet, duhet të ekzistojë”, ka shkruar ish-kryeministri në një postim në “Facebook”.

Hoti ka thënë se “nëse dikush mohon një gjë që ekziston, atëherë ose nuk di çfarë po ndodh, ose e mohon për arsye të dyshimta që së shpejti do të zbardhen”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Agim R. ZOGAJ Nostalgjikët evropianë, në kurthet e Projektit…