Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë
16 nëntor 2026
| 18:05
Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte kërkuar caktimin e kësaj mase ndaj gjashtë të dyshuarve, të arrestuar në kuadër të aksionit të koduar “Heshtja”.
Sipas dosjes së Prokurorisë, të dyshuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e një grupi të organizuar që merrej me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e kokainës në zona të ndryshme të Prishtinës.
Ndërkaq, gjatë bastisjeve në banesën e Haraqisë është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator dhe gjashtë fishekë, si dhe para të gatshme dhe dy telefona iPhone.



