Beqiri: Hashim Thaçit nuk po i ndahet padrejtësia, nesër presim drejtësi

16 nëntor 2026 | 19:31

Aktivisti dhe veprimtari Hektor Beqiri ka reaguar lidhur me zhvillimet në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke shprehur bindjen se drejtësia duhet të triumfojë.

Në një deklarim publik, Beqiri ka theksuar se Thaçi po përballet sërish me atë që ai e cilëson si proces të padrejtë, këtë herë për akuzat që lidhen me pengimin e drejtësisë.

Ai ka bërë të ditur se fjala përfundimtare, e cila pritet të lexohet nesër në orën 10:00, do ta rikthejë në vëmendje edhe një herë luftën çlirimtare të Kosovës, pavarësisht verdiktit që do të shpallet.

Sipas Beqirit, procesi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së ka marrë karakter politik dhe përbën, sipas tij, një përpjekje për të goditur luftën për liri dhe pavarësi.

Ai ka theksuar gjithashtu nevojën për unitet politik në Kosovë, duke kërkuar miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për Specialen dhe një angazhim serioz në fazën e Apelit.

Në fund të reagimit të tij, Beqiri i është drejtuar personalisht Hashim Thaçit, duke shprehur bindjen se asnjë vendim nuk mund ta zbehë kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Gjithçka është e përkohshme. Vetëm Kosova është e përhershme! Liri dhe drejtësi për çlirimtarët!”, ka përfunduar Beqiri.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte kërkuar caktimin e kësaj mase…