OVL-UÇK përcjell shpalljen e aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve, paralajmëron konferencë për media
17 nëntor 2026
| 10:27
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) po përcjell shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe 4 të akuzuarve të tjerë në Hagë.
Në këtë proces gjyqësor, përveç Thaçit, të akuzuar janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët përballen me akuza që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, raporton KosovaPress.
Pas shpalljes së aktgjykimit, OVL-UÇK ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media, ku pritet të deklarohet lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.



