Behrami: Asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës
17 nëntor 2026
| 10:10
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka shkruar pak para vendimit për shpalljen e aktgjykimit ndaj Thaçit dhe katër të tjerëve lidhur me rastin për pengim të drejtësisë.
Behrami përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social, ka thënë se asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashin Thaçin nga historia e Kosovës.
Postimi i plotë:
Te gjitha vendimet e Gjykatës Speciale kanë pasur për qëllim përmbysjen e kësaj fitoreje dhe të të gjitha ngjarjeve historike që pasuan.
Por kot e kanë!
Asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës! ✊
PS: Paramendoni, vendimin e marrin pikërisht në ditën kur ka lindur emri UÇK-së. Dhe në ditën e fitores më të madhe politike të Hashim Thaçit.
Më 17 nëntor!



