“Sonte ora ka ndryshuar” – Faqja e Thaçit rikthen natën e 17 nëntorit 2007, në ditën e vendimit në Hagë

17 nëntor 2026 | 10:07

Në mëngjesin kur Hashim Thaçi pret aktgjykimin në çështjen e dytë ndaj tij në Hagë, faqja e ish-presidentit në “Facebook” ka zgjedhur një fotografi dhe disa fjalë nga nata e fitores së 17 nëntorit 2007. Atë natë, Thaçi fliste për pavarësinë e Kosovës, që do të shpallej tre muaj më vonë.

Në fotografinë që postimi ia atribuon Reuters-it, një rreze drite bie mbi dorën e ngritur të Hashim Thaçit.

Me gishtin e madh lart dhe me njerëz pas tij, ai përshëndet në natën kur PDK-ja doli e para në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007.

“Sonte ora ka ndryshuar. Ka filluar një shekull i ri. Kosova është e gatshme të ecë përpara në rrugën që do ta afrojë drejt pavarësisë”, thuhet në postim, ku fjalët i atribuohen Thaçit nga ajo natë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Edhe pasi llogariten dallimet në çmime, me pensionin mesatar neto…