Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
17 nëntor 2026
| 12:54
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas aktgjykimit të dytë të shpallur ndaj babait të tij në Hagë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, Endriti ka ripublikuar një citat të Hashim Thaçit nga viti 2023, në të cilin thuhet: “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”.
Reagimi i tij vjen pasi Gjykata në Hagë e ka dënuar sot Hashim Thaçin me një vit e pesë muaj burgim në rastin që lidhet me tentim-pengimin e drejtësisë.
.



