Komisioni parlamentar pret ambasadorin britanik, diskutohet për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore

17 nëntor 2026 | 12:50

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Takimi, i kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku, ishte njoftues dhe miqësor, si takimi i parë i deputetëve të legjislaturës së re me ambasadorin britanik.

Gjatë takimit, anëtarët e Komisionit prezantuan prioritetet kryesore për pjesën e mbetur të këtij viti, si dhe objektivat dhe synimet për vitin e ardhshëm, duke u fokusuar në fushën e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.

Deputetët shprehën mirënjohjen për Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës.

Ndërkaq, ambasadori Hargreaves i uroi Komisionit punë të mbarë dhe vlerësoi frymën e bashkëpunimit dhe konstruktivitetit në punën e tij.

Në përfundim të takimit, të dyja palët u dakorduan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin…