Leipzig e blen përfundimisht Brajan Grudën për 30 milionë euro

17 nëntor 2026 | 12:57

RB Leipzig do ta transferojë përfundimisht Brajan Grudën nga “Brighton”, pasi aktualisht futbollisti gjerman është i huazuar te skuadra e Bundesligës.

Sipas gazetarit Philip Hinze të “Sky Sport Germany”, detyrimi për blerjen e tij do të aktivizohet në vitin 2027, për arsye kontabël.

Paketa totale e transferimit do të arrijë në 30 milionë euro, përfshirë bonuset, ndërsa Gruda do të nënshkruajë kontratë me “Leipzigun” deri në vitin 2031. Marrëveshja për kontratën tashmë është arritur.

Në anën tjetër, “Bayern Munich” e ka pasur gjithmonë Grudën në listën e dëshirave, madje edhe para transferimit të tij te “Brighton”.

Megjithatë, ai nuk është aktualisht objektiv konkret i bavarezëve. Interesimi mund të konkretizohet vetëm nëse ndodh ndonjë zhvillim i jashtëzakonshëm, siç do të ishte shitja e Michael Olises.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Akademiku Fejzullah Krasniqi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave…