Arlind Qori: Do të jem kandidat për kryetar të Tiranës

17 nëntor 2026 | 13:35

Kryetari i Lëvizjes “Bashkë” në Shqipëri, Arlind Qori, ka konfirmuar se do të jetë kandidat i kësaj force politike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit.

I ftuar në emisionin “Prime” në “News24”, Qori ka thënë se zgjedhjet janë ende larg, duke theksuar se vëmendja nuk duhet të zhvendoset nga protestat kundër qeverisë së Edi Ramës drejt procesit zgjedhor.

“Ka një tendencë për të zhvendosur diskutimin nga protesta te zgjedhjet. Më duket sikur po ka një tendencë për të zhvendosur diskutimin nga protesta tek zgjedhjet. Rama zakonisht e thotë që ‘prisni zgjedhjet lokale, se do të jenë testi’”, është shprehur ai.

Qori ka pretenduar se kryeministri ka humbur legjitimitetin dhe kapacitetin për të qeverisur, ndërsa e ka përshkruar situatën politike dhe sociale si një nga periudhat më të vështira për Ramën.

“Ky njeri është në ditët më të vështira të vetat dhe bën situatën sikur është normale”, ka deklaruar kreu i Lëvizjes “Bashkë”.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se deri në zgjedhjet vendore priten zhvillime të tjera politike, duke vënë theksin te protestat kundër qeverisjes së kryeministrit Rama.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se fjalia e…