Foda pritet ta sulmojë Irlandën me dyshen Muriqi-Asllani

17 nëntor 2026 | 13:38

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, pritet të bëjë disa ndryshime në formacion për ndeshjen vendimtare kundër Irlandës.

Në të vërtetë, Foda pritet ta ndryshojë edhe sistemin e lojës, në dallim nga ndeshja kundër Izraelit, pasi në Dublin do të paraqitet me formacionin 3-5-2.

Ndryshimet në formacion pritet të nisin nga porta, ku, në vend të Amir Saipit, i cili u aktivizua në ndeshjen e fundit, titullar në Dublin do të jetë Arijanet Muriq.

Në qendër të mbrojtjes do të vendosen Lindrit Kamberi, Ilir Krasniqi dhe, me gjasë, Bleon Kurtulus, në vend të Kreshnik Hajrizit.

Para tyre, në formacionin bazë pritet të kthehet Lindon Emërllahu, kurse në krahë do të jenë Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda, të cilët do ta ndihmojnë si mbrojtjen, ashtu edhe sulmin.

Në qendër të mesfushës do të jetë dyshja Elvis Rexhbeçaj dhe Leon Avdullahu, kurse sulmit do t’i prijnë Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Lëvizjes “Bashkë” në Shqipëri, Arlind Qori, ka konfirmuar…