Gjykata në Britani shpall të pafajshëm pjesëtarin e FSK-së të akuzuar për përdhunim

17 nëntor 2026 | 13:57

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), me inicialet B.H., është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Crown Court në Norwich të Mbretërisë së Bashkuar.

Lajmi është bërë  me dije  nga Ministria e Mbrojtjes, e cila ka njoftuar se vendimi është marrë të hënën, më 16 nëntor 2026.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë seancës gjyqësore, Prokuroria ka konfirmuar se nuk do të paraqesë prova kundër pjesëtarit të FSK-së.

Pas kësaj, gjykata ka urdhëruar regjistrimin e vendimit lirues lidhur me akuzën për veprën penale të përdhunimit.

Me këtë vendim, të gjitha procedurat gjyqësore ndaj tij kanë përfunduar.

Ministria e Mbrojtjes ka ritheksuar përkushtimin ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë.

Ndryshe, rasti i pjesëtarit të FSK-së ishte raportuar edhe më herët në mediat britanike dhe kosovare, ndërsa ndaj tij ishin ngritur akuza për vepra penale seksuale.

Njoftimi i plotë:

Gjykata në Mbretërinë e Bashkuar jep vendim lirues ndaj pjesëtarit të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes njofton opinionin publik se dje, më 16 nëntor 2026, në Gjykatën Crown Court në Norwich, në Mbretërinë e Bashkuar, pjesëtari i FSK-së, B.H., është shpallur i pafajshëm.

Gjatë seancës, Prokuroria ka konfirmuar se nuk do të paraqiste prova kundër tij, ndërsa gjykata ka urdhëruar regjistrimin e vendimit lirues lidhur me akuzën për veprën penale të përdhunimit. Me këtë vendim, të gjitha procedurat gjyqësore ndaj tij kanë përfunduar.

Ministria e Mbrojtjes rithekson përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka thënë se procesi i…