SKANDAL I PAPARË: 23 muaj e 12 ditë paraburgim. 17 muaj dënim
Shkruan: Bardhyl Mahmuti
Më 5 dhjetor 2024, Hashim Thaçit iu dorëzua fletarrestimi për rastin e pengimit të drejtësisë. Tri ditë më vonë, gjykata urdhëroi vazhdimin e paraburgimit në këtë çështje. Pasuan 11 aktvendime për rishikimin e tij, i fundit më 30 shtator 2026.
Sot, gjykatësi e dënoi Thaçin me 17 muaj burgim dhe vendosi që dënimi të vuhet veçmas nga ai në rastin e krimeve të luftës. Ai tha se koha e kaluar në paraburgim sipas fletarresteve për akuza të tjera nuk do t’i zbritet nga ky dënim.
Po koha e kaluar në paraburgim në bazë të fletarrestit për vetë rastin e pengimit të drejtësisë?
Rregulla 163(6) e vetë Gjykatës parashikon zbritjen e kohës së kaluar në paraburgim nga dënimi me burgim. Edhe kur dy dënime urdhërohet të vuajnë veçmas, gjykata duhet të shpjegojë si e llogarit periudhën kur i njëjti person mbahej në paraburgim në bazë të dy fletarresteve.
Përmbledhja e aktgjykimit të sotëm e lë këtë pyetje pa përgjigje. Nëse gjykata vendosi të mos i zbresë asnjë ditë nga paraburgimi i urdhëruar në këtë çështje, mbi cilën bazë ligjore e bëri këtë?



