Ligji për Specialen votohet të enjten, po atë ditë mbahet edhe seanca e re për buxhetin dhe 10 pika të tjera

17 nëntor 2026 | 20:20

Të enjten pritet të votohet ligji për Gjykatën Speciale. Votimi pritet të ndodhë në vazhdimin e seancës, e cila u ndërpre të premten e kaluar në mungesë kuorumi. Në fakt, Kuvendi pritet ta rrëzojë dekretin e Presidentes, me të cilin ligji i ishte kthyer Kuvendit, në mënyrë që ligji të hyjë në fuqi e më pas të amendamentohet.

Një seancë e re plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 19 nëntor, duke filluar nga ora 11:00. Në rend dite do të jenë buxheti dhe 10 pika të tjera.

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e ktheu në Kuvend për rishqyrtim ligjin e ndryshuar për Gjykatën Speciale.

Ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale u bë në mbrëmjen e 6 tetorit, pas disa javësh protestash në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, pas dënimit të shkallës së parë nga Gjykata për katër ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Të enjten, në rendin e ditës janë paraparë gjithsej 11 pika, si vazhdim i seancës së kaluar, ku përfshihet shqyrtimi i disa projektligjeve, përfshirë edhe atë për ndarjet buxhetore. Express.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Rrjeti shumë sekret që përdor Agjencia e Sigurisë Kombëtare e…