EULEX-i dhe Policia e Kosovës shtojnë praninë në zonën përreth shtëpisë së Jakup Krasniqit

18 nëntor 2026 | 11:38

Pjesëtarë të shumtë të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës janë vendosur në afërsi të shtëpisë së Jakup Krasniqit.

Kjo pasi autoritetet në Hagë kanë aprovuar vizitën e tij në Kosovë.

“Ekonomia Online” merr vesh se arsyeja e ardhjes së tij lidhet me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.

Kjo është vizita e dytë e ish-kreut të UÇK-së në Kosovë që nga transferimi i tij në Hagë.

Më 16 shtator, Krasniqi është dënuar me 25 vjet burgim nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të…