Komisioni për vrasjen e Arlinda Zekajt vendos që intervistimi i menaxheres së QPS-së në Pejë të jetë i mbyllur

18 nëntor 2026 | 11:45

Me shumicë votash, Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka vendosur që intervistimi i Toska Gegës, menaxhere në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Pejë, të mbahet me dyer të mbyllura për publikun.

Kërkesën për mbylljen e intervistimit e ka paraqitur vetë Gega, duke arsyetuar se gjatë dëshmisë do të trajtohet edhe një çështje që përfshin një të mitur.

“Kam një kërkesë që komisioni të mbahet me dyer të mbyllura për arsye se në pyetje është një i mitur”, ka thënë ajo.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka kërkuar që pjesa e parë e intervistimit, e cila, sipas tij, është më e përgjithshme, të zhvillohet në seancë të hapur.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka thënë se komisioni duhet të jetë i hapur për publikun, përveç pjesëve të dëshmisë që vlerësohet se duhet të mbahen të mbyllura.

“Ky komision duhet me qenë i hapur, përveç në ato përgjigje që ju vlerësoni që duhet të jetë i mbyllur”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pjesëtarë të shumtë të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës…