Gjendja shëndetësore e bashkëshortes, arsyeja e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë
18 nëntor 2026
| 11:47
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë autorizuar një vizitë të ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në Kosovë, për arsye humanitare.
Këtë e ka bërë me dije për “Express” Gjykata Speciale. Në përgjigje është theksuar se Trupi Gjykues e ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që ta organizojë këtë vizitë.
Ndërkaq, siç raportohet, arsyeja e ardhjes së Krasniqit në Kosovë është përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.
Po ashtu, “Klan Kosova” ka raportuar se ekipet e EULEX-it janë aktualisht te shtëpia e tij në lagjen Velania të Prishtinës.



