Shiroka-Pula dhe sekretari i përgjithshëm i RCC-së, diskutojnë për bashkëpunimin rajonal
18 nëntor 2026
| 16:15
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq.
Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, avancimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe procesin e integrimit evropian.
Presidentja Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe të nismave rajonale që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, forcimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe perspektivën evropiane të rajonit.



