KGS, partner mbështetës i seminarit për teknologjitë e lyerjes industriale në Prishtinë

18 nëntor 2026 | 17:00

Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS) ishte partner mbështetës i seminarit “Sistemet e lyerjes me pluhur dhe me bojë të lëngshme, si dhe sistemet e pjekjes”, të organizuar nga kompania BİRLEŞİK MAKİNA LTD. ŞTİ. nga Stambolli.

Seminari po mbahet më 18 dhe 19 nëntor 2026 në “Venus Hotel”, në Prishtinë, dhe u drejtohet bizneseve dhe investitorëve të industrisë së metalit.

Në ceremoninë e hapjes, më 18 nëntor, ka marrë pjesë presidenti i KGS-së, Shkëlzen Jusaj. Ai ka theksuar se KGS-ja mirëpret investimet e huaja në Kosovë, veçanërisht ato që sjellin teknologji të reja, krijojnë vende pune dhe hapin mundësi bashkëpunimi me bizneset vendore.

Programi i seminarit përfshin prezantime të teknologjive të lyerjes industriale, prezantime të produkteve dhe takime individuale ndërmjet kompanive pjesëmarrëse dhe partnere.

KGS-ja ka falënderuar kompaninë organizatore dhe bizneset pjesëmarrëse për kontributin e tyre në këtë aktivitet.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka konfirmuar se ka…