Intervistimet për vrasjen e Arlinda Zekajt: Komisioni Hetimor Parlamentar del me njoftim

18 nëntor 2026 | 19:34

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, mbajti sot mbledhjen e radhës, udhëhequr nga kryetari Burim Ramadani.

Në këtë mbledhje, sipas njoftimit, anëtarët e Komisionit theksuan se do të kërkohen dokumente dhe do të ftohen dëshmitarë për intervistim, në përputhje me dinamikën dhe objektivat e përcaktuara në planin e punës.

Tutje, anëtarët e Komisionit diskutuan edhe lidhur me mënyrën e zhvillimit të intervistimeve të personave të ftuar.

“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjeve, të cilat janë objekt shqyrtimi, si dhe rëndësinë e ruajtjes së konfidencialitetit të informacioneve, anëtarët e Komisionit, me shumicë votash, u pajtuan që intervistomi i të ftuarve në mbledhjen e sotme të mbahet pjesërisht i mbyllur për publikun”, thuhet në njoftim.

Në vijim të punës, për të marrë informacione sa më të detajuara lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, anëtarët e Komisionit intervistuan përfaqësuesit e institucioneve të Komunës së Pejës, përkatësisht: Toska Gega, menaxhere e rastit në Qendrën për Punë Sociale (QPS), Durim Kelmendi, udhëheqës në QPS, Shpat Morina, zyrtar në QPS, Shpresa Lukaj, drejtuese e QPS-së, si dhe Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidentja Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Hungarisë…