Vizita e Jakup Krasniqit, Çitaku: Do të lëvizim çdo gur që të ktheheni sa më shpejt të gjithë në Kosovë

18 nëntor 2026 | 19:37

U.D. kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij në Prishtinë, ku ai kaloi disa orë pranë familjes.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se rikthimi i përkohshëm i Krasniqit në Prishtinë i ka emocionuar shumë, duke shprehur njëkohësisht mbështetjen për të dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së që po mbahen në Hagë,

Ajo u ka bërë thirrje që të qëndrojnë të fortë, duke theksuar se do të bëjnë gjithçka që ata të kthehen sa më shpejt në Kosovë, të lirë dhe krenarë.

“Baca Jakup, na emocionove shumë kur të pamë sërish në Prishtinë, në përqafimin e familjes, qoftë edhe vetëm për pak orë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se Krasniqi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së i mungojnë shumë Kosovës.

“Na mungoni shumë, çlirimtarë!”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me…