Studentët e UP-së paralajmërojnë protestë për nesër
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka bërë thirrje për protestë pas pretendimeve për kërcënim të pranuar përmes emailit nga rektori i universitetit.
Përmes një njoftimi publik, Parlamenti Studentor ka ftuar të gjithë studentët që t’i bashkohen protestës, duke e cilësuar të papranueshme çdo formë të kërcënimit dhe presionit që cenon sigurinë, lirinë e shprehjes dhe mjedisin e lirë akademik.
Sipas tyre, përballë formave të tilla të frikësimit, studentët duhet të tregojnë unitet dhe të mbajnë një qëndrim të përbashkët.
Protesta do të mbahet para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke filluar nga ora 11:30.
“Bashkë para Rektoratit, kundër kërcënimeve!”, thuhet në thirrjen e Parlamentit Studentor.
Njoftimi:
📢 THIRRJЕ PËR PROTESTË!
Parlamenti Studentor u bën thirrje të gjithë studentëve që të bashkohen në protestë kundër kërcënimit të pranuar përmes emailit nga ana e Rektorit.
Kërcënimet dhe format e tilla të presionit janë të papranueshme dhe cenojnë sigurinë, lirinë e shprehjes dhe mjedisin e lirë akademik që duhet të mbizotërojë në Universitetin e Prishtinës.
Përballë çdo forme të frikësimit, përgjigjja jonë duhet të jetë uniteti dhe qëndrimi i përbashkët.
📍 Vendi: Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës
🕦 Ora: 11:30
Të bashkohemi për të dëshmuar se kërcënimet nuk mund ta heshtin zërin studentor dhe se universiteti duhet të mbetet hapësirë e sigurisë, lirisë dhe demokracisë.
BASHKË PARA REKTORATIT, KUNDËR KËRCËNIMEVE!



