Kërkohet rritje e buxhetit për shërbimet sociale, nesër protestë para Kuvendit

18 nëntor 2026 | 19:46

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për nesër, për të kërkuar rritjen e buxhetit shtetëror për shërbimet sociale dhe familjare.

Përmes një njoftimi të përbashkët, KOMF-i, që përfaqëson 35 organizata anëtare, dhe RrGK-ja, me 108 organizata anëtare, kanë shprehur pakënaqësinë ndaj ndarjeve aktuale buxhetore, duke vlerësuar se ato nuk pasqyrojnë nevojat reale të sektorit të shërbimeve sociale.

“Kjo kërkesë u drejtohet 120 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke kërkuar angazhimin dhe mbështetjen e tyre për sigurimin e financimit të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm për shërbimet sociale në kuadër të Buxhetit të vitit 2027”, thuhet në njoftim.

Protesta mbahet nga ora 10:00.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka bërë…