Trumpi, Xisë: Për sa kohë unë dhe ti do të jemi në krye, nuk do të kemi probleme

19 nëntor 2026 | 08:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shprehur optimizëm për të ardhmen e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Pekinit, gjatë takimit me homologun kinez, Xi Jinping, në Shenzhen.

“Për sa kohë unë dhe ti do të jemi në krye, nuk do të kemi kurrë asnjë problem”, deklaroi Trump në nisje të bisedimeve dypalëshe, të zhvilluara në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Presidenti amerikan e cilësoi marrëdhënien me Xi Jinping si të veçantë, duke e përshëndetur me fjalët: “Është një nder të jem këtu me ty, miku im. Kemi një marrëdhënie vërtet të veçantë”.

Gjatë takimit, Trump bëri të ditur gjithashtu se do t’i kërkojë Kinës të rrisë mbështetjen për fermerët amerikanë, duke iu referuar kërkesës së lartë të tregut kinez për produktet bujqësore.

“Do t’ju kërkoj të bëni diçka më shumë për fermerët tanë, sepse Kina ka një kërkesë të pangopur”, u shpreh presidenti amerikan.

Trump kujtoi gjithashtu se kishte kaluar rreth dy orë me Xi Jinping gjatë darkës së mbrëmshme gala të samitit APEC, ku të dy liderët kishin diskutuar për një sërë çështjesh.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Marrëveshja e paqes për Rripin e Gazës rrezikon të dështojë…