Hamza për vizitën e Krasniqit: Është dashur të ishte në shtëpi pranë bashkëshortes, e jo në burg

19 nëntor 2026 | 10:49

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është dashur të ishte pranë familjes dhe bashkëshortes së tij, e cila ka probleme shëndetësore, e jo të mbahej padrejtësisht në burg në Hagë.

Pas vizitës te Krasniqi, Hamza e ka vlerësuar kontributin e tij për vendin, duke rikujtuar edhe vitet që ai i ka kaluar në burgjet e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë.

“Një njeri me shumë kontribute për këtë vend gjatë gjithë jetës së vet. Dhjetë vjet në burgjet e Jugosllavisë, Serbisë, përveç një arsyeje, sepse ka kërkuar të drejta për popullin e vet. Tash prapë duke u ballafaquar me një proces të padrejtë, gjashtë vjet i paraburgosur, prapë duke u ballafaquar me një proces me mungesë faktesh dhe provash. Thashë dhe e them se edhe mosha e ka bërë të veten dhe ka ardhur edhe për një gjendje familjare, ku bashkëshortja e tij nuk është mirë me shëndet. Jam i bindur që secili qytetar i Republikës së Kosovës, e gjithsesi edhe unë, meqë e kam mik dhe kam bashkëpunuar me të, gjithmonë e kam vlerësuar. Domethënë, ai është dashur të jetë në shtëpinë e vet, me familjen e vet, afër bashkëshortes së vet dhe jo në situatat në të cilat ndodhet”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, Vlora…