Putini: Rusia, Kina dhe ShBA-ja mund ta forcojnë së bashku stabilitetin global
19 nëntor 2026
| 11:44
Rusia, Kina dhe ShBA-ja mund ta forcojnë stabilitetin global nëse bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive, u ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin, homologëve të tij kinez dhe amerikan.
“Kombet tona ndajnë shumë interesa të përbashkëta sa i përket zgjidhjes së konflikteve rajonale, përfshirë, natyrisht, konfliktin në Ukrainë”, ka thënë ai, raporton “Reuters”.
Putin ka thënë se ai, Xi dhe Trumpi mund të “japin një kontribut domethënës në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit global, me kusht që të angazhohemi në mënyrë konstruktive dhe si partnerë”.



