Deco qetëson Barcelonën për rastin Raphinha
19 nëntor 2026
| 11:38
Barcelona është përballur me pakënaqësi pas vendimit të Brazilit për ta mbajtur Raphinhan në grumbullim, pavarësisht se sulmuesi ishte i pezulluar për miqësoren e dytë ndaj Singaporit.
Raphinha është ndëshkuar me karton të kuq në humbjen ndaj Japonisë dhe, në vend që të kthehej më herët në Spanjë për të pushuar, ka qëndruar me përfaqësuesen braziliane.
Megjithatë, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka mohuar se ekziston ndonjë tension mes dy palëve.
“Kemi folur me Federatën Braziliane. Kam marrëdhënie shumë të mira me drejtorin e tyre sportiv dhe e kemi diskutuar këtë çështje. Ai ka vazhduar të stërvitet rregullisht dhe nuk ka asnjë problem”, ka deklaruar Deco për “Catalunya Radio”.



