Rashica drejt largimit nga Beshiktashi, klubi turk kërkon yllin e Man Unitedit si pasues të tij

19 nëntor 2026 | 11:07

Beshiktashi po planifikon ndryshime të mëdha në krahun e djathtë të sulmit gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e dëshirave të gjigantit turk ka përfunduar edhe ylli i Manchester Unitedit, Amad Diallo.

Sipas mediumit turk “Fotomac”, drejtuesit e Beshiktashit nuk janë të kënaqur me kontributin e futbollistëve që aktualisht luajnë në këtë pozitë, përfshirë Milot Rashicën, Vaclav Cernyn dhe Ernest Pokun.

Rashica pritet të largohet nga klubi, ndërsa Beshiktashi nuk ka ndërmend ta aktivizojë opsionin e blerjes së Pokut.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit janë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat për Cernyn, duke paralajmëruar kështu një riorganizim të plotë të këtij reparti.

Objektivi kryesor për ta përforcuar krahun e djathtë është bërë Amad Diallo. Megjithatë, klubi turk po shqyrton edhe alternativa të tjera në Belgjikë dhe Portugali.

24-vjeçari ka regjistruar 16 gola dhe 17 asistime në 105 paraqitje me fanellën e Manchester Unitedit.

Kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” është e vlefshme deri në qershor të vitit 2030, ndërsa vlera e tij në treg raportohet të jetë rreth 45 milionë euro.

Për shkak të kostos së lartë të transferimit, huazimi mund të jetë një mundësi më realiste për Beshiktashin, i cili synon ta ndryshojë dukshëm përbërjen e krahut të djathtë të sulmit para pjesës së dytë të sezonit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Safet Gërxhaliu Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për projekte…