Mourinho e ringjall Bellinghamin, anglezi po shkëlqen në Madrid dhe Angli
Jude Bellingham është rikthyer në nivelet e tij më të larta. Mesfushori i Real Madridit po dëshmon edhe një herë se është njëri prej lojtarëve më të kompletuar në futbollin evropian, duke qenë vendimtar në të dyja fazat e lojës.
Forma e tij është përmirësuar ndjeshëm që nga Botërori. Anglezi ka regjistruar gjashtë gola dhe nëntë asistime këtë sezon, duke iu afruar shifrave mbresëlënëse të sezonit të tij të parë në Madrid.
Edhe fitorja ndaj Spanjës në “Metropolitano” ka qenë një moment i veçantë për të, pasi më parë kishte regjistruar katër humbje dhe një barazim në pesë vizitat e tij me fanellën e Real Madridit në këtë stadium.
Mourinho ka ditur ta shfrytëzojë më së miri potencialin e tij, duke e vendosur në një rol ku mund t’i shfaqë cilësitë ofensive pa i humbur përgjegjësitë në mbrojtje.
Në Madrid tashmë e shohin si një prej liderëve kryesorë të skuadrës.



