Bie numri i martesave, rriten shkurorëzimet në Kosovë

19 nëntor 2026 | 15:34

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare mujore për kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin shtator 2026.

Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 215 kurorëzime, brenda dhe jashtë Kosovës.

Krahasuar me muajin gusht 2026, numri i kurorëzimeve ka shënuar rënie prej 37.5 për qind.

Në anën tjetër, gjatë shtatorit janë regjistruar 151 raste të shkurorëzimeve në Kosovë.

Ndryshe nga kurorëzimet, shkurorëzimet kanë shënuar rritje prej 55.7 për qind në krahasim me muajin gusht të këtij viti.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Katër kompani nga Kosova janë përzgjedhur së fundmi për bashkëfinancim…