Shukri Buja me mesazh emocionues për Jakup Krasniqin: Të pashë përmes syrit të kamerës, Bacë

19 nëntor 2026 | 16:42

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i Zonës Operative të Nerodimes, Shukri Buja, ka ndarë një mesazh emocional kushtuar ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi. Përmes një postimi, Buja ka shprehur mallin dhe respektin për bashkëluftëtarin e tij, duke kujtuar ditët kur së bashku përballeshin me sfidat e luftës për liri. Ai ka treguar se e kishte parë Krasniqin përmes kamerave, por nuk kishte pasur mundësi ta takonte dhe ta përqafonte nga afër. Në mesazhin e tij, Buja ka përshkruar emocionet që i kishte shkaktuar pamja e Krasniqit, duke vënë në pah vuajtjet, sakrificat dhe peshën e viteve që, sipas tij, reflektoheshin në portretin e bashkëluftëtarit.

Mesazhi i plotë i Shukri Bujës:

“Të pashë përmes syrit të kamerës, Bacë… Dhe më mbeti peng ajo që nuk munda të të përshëndesja, as të të përqafoja si dikur, në ditët kur bashkë e përballonim stuhinë për liri.

As edhe një fjalë nuk munda të ta them, sepse zëri im nuk arrinte deri te ti, i ndarë nga ai bunkerizim i ardhjes tënde në atdhe, nga ata që të rrethonin e të ruanin sikur të kishin frikë se mos ikje me vrap, ndërsa ti ecje ngadalë, me hapa të matur, si një burrë 75-vjeçar që mbante mbi supe peshën e një jete të tërë. Sa hijeshi të kishte ajo mjekër e bardhë, Bacë! Në të dukej sikur ishin mbledhur të gjitha vuajtjet, plagët, sakrificat dhe hallet e këtij populli, të cilit nuk iu nda kurrë gazepi i shekujve. Të përqafoj fort, Baci Jakup! Nga larg, por me të njëjtën ndjenjë, me mallin e dikurshëm dhe me respektin e një bashkëluftëtari që nuk të ka harruar kurrë!”

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë,…