Tri zyrtare nga Kosova diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, ka njoftuar se tri zyrtare nga Kosova kanë diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së.
Në një postim në “Facebook”, ambasada ka bërë me dije se Kosova është partnere e fortë e ShBA-së në këtë fushë dhe se ka numrin më të madh të të diplomuarve në këtë akademi jashtë ShBA-së.
“Krenarë që po festojmë suksesin e tre zyrtarëve nga Kosova, të cilët së fundmi diplomuan në Akademinë Kombëtare të FBI-së! Kosova është një partnere e fortë e ShBA-së në fushën e zbatimit të ligjit dhe ka numrin më të madh të zyrtarëve të diplomuar në këtë akademi jashtë ShBA-së. Jemi të entuziazmuar që do të vazhdojmë bashkëpunimin për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Kosovë.



