Presidentja Shiroka-Pula takon shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë

19 nëntor 2026 | 16:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi.

Gjatë takimit, presidentja Shiroka-Pula i ka uruar ambasadores Gaidatzi suksese në misionin e saj diplomatik, duke shprehur interesimin për forcimin e kontakteve dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Sipas njoftimit të Presidencës, presidentja ka vlerësuar qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës, si dhe mbështetjen e saj për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kontekst, ajo ka theksuar rëndësinë e mbështetjes greke për avancimin e Kosovës drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Presidentja Shiroka-Pula vlerësoi qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës dhe mbështetjen për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes greke për avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, është thënë në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu, gjatë takimit është diskutuar edhe për bashkëpunimin ekonomik, me theks të veçantë në rëndësinë e investimeve greke dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Presidentja ka vënë në pah edhe potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët për të dyja vendet.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur kryeministrit në…