Z. JAKUP KRASNIQI, MIRË SE U KTHYET NË TOKËN PËR TË CILËN LUFTUAT!
Agim Rexhepi
Pamjet e kthimit tuaj në shtëpi më prekën thellë në shpirt. Veçanërisht mos përqafimi me vëllain tuaj dhe lotët e tij, lotët e një familjari që, për shkak të kufizimeve të vendosura ndaj jush, nuk kishte pasur mundësi t’ju takonte lirshëm, përtej rrethit tuaj të ngushtë familjar.
Ishte një moment që flet më shumë se mijëra fjalë.
Një dëshmi se dashuria familjare, malli dhe lidhja njerëzore nuk mund të kufizohen me asnjë vendim apo rrethanë.
Z. Krasniqi, ju jeni pjesë e historisë së Kosovës, e një periudhe të rëndë të përpjekjeve të popullit tonë për liri, dinjitet dhe mbijetesë përballë regjimit dhe aparatit represiv serb.
DUA TË JEM I QARTË: NUK JAM KUNDËR DREJTËSISË, NUK JAM KUNDËR HETIMIT DHE AS KUNDËR GJYKIMIT. POR JAM PËR NJË DREJTËSI TË VËRTETË, TË PAANSHME, PROFESIONALE DHE TË MBËSHTETUR NË PROVA TË BESUESHME!
Si jurist, ndiej përgjegjësi profesionale dhe qytetare të shpreh shqetësimin tim për mënyrën se si është zhvilluar procesi gjyqësor në Hagë.
Deri më tani, argumentet dhe provat që kam pasur mundësi t’i vlerësoj nuk më kanë bindur për fajësinë tuaj dhe as për bazueshmërinë e një dënimi. Po ashtu, burimi, autenticiteti dhe besueshmëria e provave të siguruara nga Serbia, shteti përgjegjës për krime të rënda dhe krime të dokumentuara kundër popullit shqiptar, duhet të trajtohen me rigorozitetin më të madh juridik.
Asnjë gjykatë nuk duhet të jetë mbi kritikën profesionale dhe qytetare. Besimi në drejtësi nuk fitohet vetëm përmes emrit të një institucioni, por përmes transparencës, standardeve të larta profesionale, provave të verifikueshme dhe vendimeve të drejta.
Fakti që Kosova e ka themeluar një institucion gjyqësor nuk nënkupton se qytetarët duhet të heqin dorë nga e drejta për ta kritikuar dhe për të kërkuar llogaridhënie për punën e tij.
Historia nuk mund të gjykohet jashtë së vërtetës historike. Sakrifica për liri nuk mund të fshihet, ndërsa dinjiteti i një populli nuk mund të vihet në pikëpyetje përmes paragjykimeve.
Sot, mbi të gjitha, ju uroj shëndet, forcë dhe qetësi pranë familjes suaj.
Kosova ka nevojë për drejtësi, por edhe për respekt ndaj historisë së saj. Ka nevojë për institucione të besueshme, por edhe për guximin qytetar që të kërkojë drejtësi të barabartë për të gjithë.
LIRIA NUK HARROHET! SAKRIFICA NUK FSHIHET! DREJTËSIA NUK DUHET TË JETË KURRË SELEKTIVE!
———–
MR. JAKUP KRASNIQI, WELCOME BACK TO THE LAND FOR WHICH YOU FOUGHT!
The images of your return home deeply touched my heart. What moved me most was the embrace with your brother and his tears — the tears of a family member who, due to the restrictions imposed on you, had not been able to meet you freely beyond your immediate family circle.
It was a moment that spoke louder than a thousand words. A reminder that family love, longing and human bonds cannot be restricted by any decision or circumstance.
Mr. Krasniqi, you are part of Kosovo’s history and of a difficult chapter in our people’s struggle for freedom, dignity and survival in the face of the Serbian regime and its repressive apparatus.
LET ME BE CLEAR: I AM NOT AGAINST JUSTICE, INVESTIGATION OR TRIAL. BUT I STAND FOR GENUINE, IMPARTIAL AND PROFESSIONAL JUSTICE, BASED ON CREDIBLE EVIDENCE!
As a legal professional, I feel a responsibility, both professional and civic, to express my concerns about the conduct of the judicial proceedings in The Hague.
To date, the arguments and evidence I have had the opportunity to assess have not convinced me of your guilt or of the legal grounds for a conviction. Furthermore, the origin, authenticity and credibility of evidence obtained from Serbia, the state responsible for grave crimes and documented atrocities against the Albanian people, must be examined with the utmost legal scrutiny.
No court should be beyond professional and public scrutiny. Trust in justice is not earned merely through the name of an institution, but through transparency, high professional standards, verifiable evidence and fair judgments.
The fact that Kosovo established a judicial institution does not mean that its citizens must surrender their right to question its work and demand accountability.
History cannot be judged outside its historical truth. The sacrifices made for freedom cannot be erased, and the dignity of a people must never be questioned through prejudice.
Above all, I wish you good health, strength and peace alongside your family.
Kosovo needs justice, but also respect for its history. It needs trustworthy institutions, but also the civic courage to demand equal justice for everyone.
FREEDOM MUST NEVER BE FORGOTTEN! SACRIFICE MUST NEVER BE ERASED! JUSTICE MUST NEVER BE SELECTIVE!
Agim Rexhepi Republic of Kosova



