Medalje ballkanike për Kosovën, Sara Pllana fiton medaljen e bronztë

19 nëntor 2026 | 19:47

Një ditë e suksesshme për Federaten e Gjimnastikës e Kosovës në Kampionatin e 5-të Ballkanik të Gjimnastikës Artistike, që po mbahet në Zadar të Kroacisë! Në finalet e zhvilluara sot, Sara Pllana u ngjit në podium, duke fituar medaljen e bronztë në disiplinën e parterit!

Paraqitje shumë të mirë pati edhe Fernaze Cakaj, e cila u rendit në vendin e pestë në disiplinën e traut, mes gjimnasteve më të mira të Ballkanit.

Një meritë e veçantë për këto rezultate u takon edhe trajnerëve Doruntinë Ibrahimi dhe Arlind Shaqiri, për punën dhe përkushtimin e tyre në përgatitjen e gjimnasteve tona. Urime Sarës, Fernazes, trajnerëve dhe gjithë ekipit për paraqitjet e shkëlqyera!

Krenarë me ju! Suksese të tjera na presin! 🇽🇰

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se gjatë Qeverisë Kurti…