Ndërron jetë kirurgu i njohur pejan

20 nëntor 2026 | 08:46

Ka ndërruar jetë doktori pejan, Sefedin Burri. Lajmin e ka dhënë Spitali i Pejës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kirurgut tonë të nderuar, Dr. Sefedin Burri.

Dr. Sefa ishte një profesionist i përkushtuar, i cili me punën, dijen dhe angazhimin e tij la gjurmë të pashlyeshme në shërbimin shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Kontributi i tij ishte veçanërisht i çmuar në periudhën e pasluftës, kur rindërtimi dhe ngritja e kapaciteteve të spitalit kërkonin përkushtim, sakrificë dhe vizion. Ai ishte ndër profesionistët që dhanë shumë nga vetja për zhvillimin dhe forcimin e institucionit tonë, duke ndihmuar në krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Në emër të kolektivit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, familjes së të ndjerit i shprehim ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën, u shprehim solidaritetin tonë në këto momente dhimbjeje” thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) nuk ka dhënë përgjigje…