Erërat e fuqishme shkaktuan dëme të shumta në Ferizaj
20 nëntor 2026
| 10:48
Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn mbrëmë kanë shkaktuar dëme në disa objekte shkollore e sportive, hapësira publike, biznese dhe ekonomi familjare.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë në terren që nga mbrëmja e kaluar dhe orët e hershme të mëngjesit, për të evidentuar dhe sanuar dëmet e shkaktuara nga moti i lig.
Aliu, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave dhe drejtorin e Arsimit, ka dalë sot në terren për të parë nga afër pasojat e erërave të fuqishme.
Ai ka bërë të ditur se Komuna do të përgatisë një raport të detajuar për dëmet e shkaktuara, ndërsa paralajmëroi se do të kërkojë edhe mbështetjen e nivelit qeveritar për kompensimin e subjekteve të prekura.



