Selmin Hoxha, ardhja e re te Kosova

20 nëntor 2026 | 11:48

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Selmin Hoxha, i cili është pjesë e skuadrës së Zurichut, ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën, kombëtare për të cilën do të luajë në të ardhmen. Përkundër mundësive për ta përfaqësuar Bosnjë e Hercegovinën, Zvicrën dhe Shqipërinë, Hoxha 23-vjeçar ka vendosur tashmë për Kosovën.

Ai do të grumbullohet me “Dardanët” në muajin mars të vitit të ardhshëm, kur edhe pritet ta bëjë debutimin zyrtar me fanellën e Kosovës.

Hoxha kontaktin e parë me Federatën e Futbollit të Kosovës e kishte bërë në muajin mars, por për shkak të problemeve shëndetësore nuk ishte bashkuar në grumbullim.

Në sezonin aktual, Hoxha ka treguar paraqitje të mira në kampionatin zviceran, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.

Si futbollist, Hoxha është zhvilluar në akademinë e Zurichut, kurse pjesë e ekipit të parë është që nga viti 2022. Me gjeneratat e reja, Hoxha ka përfaqësuar Zvicrën, ku ka regjistruar tri paraqitje me ekipin U20, ndërsa prindërit e tij janë nga Kosova, saktësisht nga fshati Restelicë i Komunës së Dragashit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në kuadër të zbatimit të…