Rama mbledh drejtuesit politikë në Kryeministri, nesër mbahet Asambleja e PS-së në Tiranë

20 nëntor 2026 | 12:23

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë të partisë dhe ministrat në Kryeministri, ku takimi ka nisur që prej orës 08:00 të mëngjesit.

Ky takim pason Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila është mbledhur gati një javë më parë, dhe i paraprin Asamblesë së Tiranës, që do të mbahet nesër.

Tirana ka dy bashkëkryetarë, Ervin Demon dhe Albana Koçiun, dhe jo më Erion Veliajn si drejtues politik.

Veliaj nuk është përjashtuar nga Asambleja Kombëtare, siç kanë ndodhur me Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën.

Sipas vetë socialistëve, ai është ende faktor për Tiranën, ndërsa mes tyre kanë nisur për herë të parë dyshimet se mund ta humbasin edhe bashkinë e kryeqytetit, raporton “A2 CNN”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Besianë Musmurati, ka njoftuar të premten se…