Ndeshje të forta në çerekfinalet e Ligës së Kombeve

20 nëntor 2026 | 12:45

Ndeshje shumë të forta dhe interesante do të zhvillohen në çerekfinalet e Ligës së Kombeve në mars të vitit të ardhshëm. Kështu është vendosur në shortin që u tërhoq të premten në mesditë në Nyon të Zvicrës.

Anglia fillimisht është vënë në short ndaj Spanjës, por, pasi ishte në të njëjtin grup në Ligën A është zhvendosur te Norvegjia.

Pra, Norvegjia do të luajë ndaj Anglisë, kurse Spanja do të përballet me Francën. Spanja dhe Franca kanë luajtur edhe në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026. Spanja kishte dalë fituese.

Holanda luan ndaj Portugalisë, kurse Belgjika përballet me Gjermaninë, ku së fundmi ka shkëlqyer Brajan Gruda.

Avantazhi i përfaqësueseve që kanë fituar katër grupet e Ligës A është se ndeshjet kthyese i luajnë para tifozëve të tyre. Ndeshjet çerekfinale luhen nga 25 deri më 30 mars të vitit 2027.

Turneu final, me gjysmëfinale dhe finalen në fund, luhet nga 9 deri më 13 qershor. Portugalia është fituese në fuqi e Ligës së Kombeve 2025. Portugezët kishin fituar edhe në edicionin inaugurues të garës së organizuar nga UEFA, në vitin 2019. Në vitin 2021 kishte triumfuar Franca, ndërsa Spanja ishte fituese e Ligës së Kombeve në vitin 2023.

Ndeshje të forta në çerekfinalet e Ligës së Kombeve

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Real Madridi ka vazhduar politikën e rinovimit të kontratave me…