Mblidhet PDK-ja, Çitaku: Unitet politik për mbrojtjen e çlirimtarëve, javën e ardhshme prezantohen strategjia shtetërore për Apelin dhe iniciativa e re ligjore për Specialen

20 nëntor 2026 | 16:56

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur të premten një takim të përbashkët të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe kryetarëve të degëve. Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, i ka njoftuar të pranishmit për zhvillimet e fundit dhe hapat e radhës për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë.

Çitaku ka bërë me dije se javën e ardhshme pritet të prezantohen frytet e para të punës intensive për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë – strategjia shtetërore për mbrojtjen në Apel dhe iniciativa e re ligjore për Dhomat e Specializuara. Sipas dakordimeve të arritura, kjo iniciativë do të mbështetet në tekstin që Kuvendi e ka miratuar në tetor dhe do të përfshijë kontributet e PDK-së, të ekspertëve dhe të grupit punues.

Çitaku ka vlerësuar se uniteti i të gjitha partive parlamentare shqiptare në mbrojtje të luftës së popullit të Kosovës për liri dhe të çlirimtarëve në Hagë ka peshë historike. Ajo i ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin me të cilin e kanë mbështetur këtë çështje si kauzë kombëtare.

Çitaku, ka riafirmuar se mbrojtja e çlirimtarëve në apel është prioritet absolut i PDK-së.

PDK-ja do të angazhohet deri në fund që çlirimtarët ta kenë mbështetjen e shtetit në çdo nivel, me mobilizimin e të gjitha kapaciteteve institucionale dhe me fonde të mjaftueshme për të ndërmarrë çdo veprim të mundshëm, me një qëllim të vetëm: rrëzimin e aktgjykimit të shkallës së parë dhe fitoren e çlirimtarëve në apel.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Të rinjtë në mbarë botën po përballen me vështirësi për…