Për shkak të turbullirave, ndalohet përdorimi i ujit për pije në fshatrat Gërqinë dhe Damjan të Gjakovës

20 nëntor 2026 | 22:47

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furnizimit në Gërqinë dhe Damjan nuk rekomandohet të përdoret për pije, pasi analizat e mostrave kanë evidentuar turbullirë mbi kufijtë e lejuar për konsum.

Përmes një njoftimi, KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se në Gërqinë është evidentuar edhe një problem tjetër, pasi ndërprerjet e herëpashershme të energjisë elektrike kanë ndikuar në stabilitetin e procesit të dezinfektimit të ujit në rezervuar.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve në këto dy zona që të mos e përdorin ujin për pije deri në stabilizimin e plotë të gjendjes dhe publikimin e një njoftimi të ri.

Ndërkohë, ekipet e ujësjellësit janë në terren dhe po monitorojnë vazhdimisht cilësinë e ujit, me qëllim të rikthimit të furnizimit të rregullt sa më shpejt të jetë e mundur.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Policia e Kosovës ka realizuar dy operacione të ndara policore,…