Inteligjenca britanike: Putin mund të fillojë aksidentalisht Luftën e Tretë Botërore

21 nëntor 2026 | 23:29

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës ushtarake britanike, Matthew Jones ka paralajmëruar rrezikun e shpërthimit të një Lufte të Tretë Botërore, si pasojë e një llogaritje të gabuar nga ana e Moskës.

Ai theksoi se megjithëse Rusia nuk duket se synon një luftë të drejtpërdrejtë me NATO-n, sjellja e saj po bëhet gjithnjë e më e pamatur dhe agresive.

Gjatë një konference për shërbimet e inteligjencës në Kembrixh, të premten në mbrëmje, gjenerali britanik u shpreh se shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë që një incident apo një veprim i pakontrolluar të shkaktojë një përshkallëzim të rrezikshëm mes Rusisë dhe vendeve të Aleancës.

“Mund të them me një shkallë të konsiderueshme sigurie se Rusia nuk po kërkon aktivisht një luftë me NATO-n. Megjithatë, frika ime më e madhe është rreziku i një llogaritjeje seriozisht të gabuar. Putini është nën presion dhe kjo po e shtyn drejt një qëndrimi më imponues dhe agresiv, ndërsa përpiqet të na provokojë”, deklaroi Jones.

Ai paralajmëroi se ekzistojnë shumë raste të fundit të sjelljes së pamatur ruse, të cilat nëse rrethanat do të kishin qenë paksa të ndryshme, mund të kishin sjellë pasoja jashtëzakonisht të rënda.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Për udhëtarët që jetojnë në Göteborg dhe rrethinë, PrishtinaTickets mundëson…